“Do të fitojmë në KAS”, Guardiola për përjashtimin e Mançester Sitit: Jemi gati!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 10:32

“Do të fitojmë në KAS”, Guardiola për përjashtimin e Mançester Sitit: Jemi gati!

Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola deklaroi se klubi anglez do të fitojë betejën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë të Zvicrës për heqjen e dënimit 2-vjeçar nga UEFA për thyerje të rregullave të transferimeve të futbollistëve.
guardiola
“Me KAS-in jemi gati për t’u përballur dhe kam shumë besim te njerëzit se ne do të rikthehemi të luajmë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve. I gjithë klubi me punonjësit e vet do të rritet vit pas viti”, bëri me dije trajneri katalanas i Mançester Sitit.

Përveç pezullimit prej dy vitesh nga aktivitetet e futbollit europian, Siti duhet të paguajë një gjobë prej 28 milionë eurosh. Nëse dënimi i UEFA-s lihet në fuqi nga KAS-i, humbjet për “Qytetarët” përllogariten se do të shkojnë në 222 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"