“Do të firmosja për vendin e dytë po ta dija, megjithëse s’më pëlqen”, Daja: Kardozo do të penalizohet, Partizani është institucion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 11:21

“Do të firmosja për vendin e dytë po ta dija, megjithëse s’më pëlqen”, Daja: Kardozo do të penalizohet, Partizani është institucion

Trajneri i Partizanit Ilir Daja u ndal të fliste për ndeshjen e nesërme të kampionatit kundër Skënderbeut, objektivave të klubit dhe merkatos.
Ilir Daja
“Merkato – Sigurisht që jemi të kënaqur, sepse shtojmë akoma më shumë potencialin në mesfushë dhe sulm. Shtimi i rivalitetit brenda grupit i çon gjërat në progres. Presim që të plotësohemi dhe në mbrojtje, sepse aty kemi shumë nevojë. E kemi thënë që kemi 4 mbrojtës. Jemi në intensitet maksimal pune për të afruar lojtarë të tjerë. Janari nuk të jep mundësi të marrësh lojtarë cilësorë, sepse kishim projekt në shtator për një afrim të lojtarëve cilësorë për të bërë të mundur arritjen e objektivave maksimale. Jemi intensivë në ndjekjen e lojtarëve, por s’duhet të ngutemi sepse gabimet që mund të bëjmë, na kushtojmë më pas. Respektojmë rregullat që ka vendosur UEFA dhe FIFA për lojtarët që janë nën kontratë , sepse duhet të marrim leje nga klubet përkatëse për të negociuar me ta. Jemi në bisedime me futbollistë që janë brenda këtyre rregullave. S’mund të përmendim emra konkretë, sepse emrat përmenden në momentin kur hidhet firma në kontratë.

Kërkes konkrete – Ne punojmë në grup, s’mund të them emra individësh, kur sështë bërë fakt i kryer. Vendimin e marrim të gjithë bshkë, që marzhi i gabimit të jetë sa më i vogël. Futbolli ka gabime.

‘Frontet’ e kampionatit dhe objektivi i Partizanit– Përveç Vllaznisë që ka shkëputje të konsiderueshme me pjesën tjetër. Me dy fitore rresht mund të ngjitesh sipër, edhe e kundërta. Disniveli në këtë kampionat nuk është i madh nga vendi i parë deri te i fundi. Ky oshilacion me këtë ngjeshje të ndeshjeve, do të vazhdojë të jetë ende prezent. Për më tepër, që tani terrenet rëndohen dhe loja me kombinacione dhe spekakli s’është primar, por ka rëndësi grinta dhe mentaliteti fitues. Kjo situatë do të vazhdojë akoma.

Ndryshim strategjish – Natyrisht, s’mund të kemi shumë ndryusme, bëhen automitizime në manovër dhe s’mund të bëjmë ndryshime nga një ndeshje në tjetrën. Në terrene të vështira të jemi cinikë, por dhe të ruajmë filozofinë e lojës. S’mund të bëhet kur kemi ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, por do të jemi brenda mundësive.

Fitorja e detyruar me Skënderbeun – Jemi në vendin e dytë. Nëse do të më thonin që në fillim, pavarësisht se mua s’më pëlqen vendi i dytë, do ta firmosja vendin e dytë duke parë dhe ecurinë. Vjet ishte një Partizan në vendin e gjashtë dhe pastaj kishte 50% të formacionit bazë të larguar. Po përmend si largim vetëm Trashin, i cili është në ekipin kombëtar. Në raport me ekipet e tjera, që kanë marrë 12-15 përforcime, jemi akoma në vendin e dytë. I kemi bërë  gjërat mirë. E dimë që do të jetë e vështirë pjesa e mbetur e sezonit. Shkojmë në një qytet që kam respekt maksimal dhe për atë që kemi arritur atje. Profesioni bën që Skënderbeun nesër ta kem kundërshtar. Do ta respektoj për tonin që i ka dhënë futbollit shqiptar. Ashti si fituam në fazën e parë, do të synojmë tani. Por, ka vështirësi sepse ka rënë borë. Do të përpiqemi në maksimum për të fituar.

Brajan Braun – Para 2-3 javësh, kam thënë se Partizani është institucion. Ne trajnerët dhe lojtarët jemi kalimtarë, Partizani është ndër klubet më të titulluara në Shqipëri. Nuk përmend Braunin, është i mbyllur si lojtar i Partizanit. Ka ato prezantime dhe pa qenë unë këtu. Po ngre rastin e Lukasit. Ka bërë ndeshje të limituara sezonet e kaluara. Ka qenë pjesë e rëndësishme deri tani. Dëshiron të largohet sepse i ka ardhur një ofertë. Çdo lojtar do të respektojë maksimalisht Partizanin deri në momentin që klubi do të marrë vendimin. Këtu bën pjesë dhe Brauni.

Kontigjenti për ndeshjen me Skënderbeun – Kontigjentin e kemi të plotë, përveç Kardozos që do marrë penalitete dhe Idrizajt. Edhe dy afrimet Murataj dhe Zhunior do të jenë prezente nesër me ekipin e grumbulluar në Korçë. Kemi një anë të mirë pozitive psikologjike, pavarësisht barazimit me Apoloninë.

Debutim për Muratajn dhe Zhunior nesër – Të dy mund të aktivizohen. Murataj ka më shumë mundësi, sepse e njeh kampionatin shqiptar. Zhunior mund të na shërbejë nesër për mënyrën si do bëhet loja.

Melo apo Mala në vend Idrizajt- S’mund ta them ,  sepse do t’i jepja mundësi Skënderbeut për të kuptuar si do ta nisnim ndeshjen”, u shpreh trajneri i Partizanit Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"