Do të emigrojë drejt Amerikës, një titullar largohet nga Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 20:01

Do të emigrojë drejt Amerikës, një titullar largohet nga Lushnja

Ndeshja e së dielës me Besën ishte e fundit për mbrojtësin Beqir Ibrahimllari me Lushnjën. Futbollisti rrogozhinas do të emigrojë drejt SHBA-ve për t’u bashkuar me familjen e tij. 

Lushnja

“Ndeshja me Besën ishte e fundit për mua me Lushnjën, pasi do të shkoj në SHBA. Më dolën dokumentet për t’iu bashkuar familjes, që ndodhet atje prej 6 vjetësh. Kalova një periudhë shumë të mirë te Lushnja dhe besoj ta kem justifikuar besimin. Uroj me gjithë zemër që Lushnja të ngjitet në Superiore”, tha Ibrahimllari për gazetën.

Mbrojtësi 27-vjeçar luajti titullar dhe shënoi 2 gola. Ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për formacionin e trajnerit Gjyla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"