“Do të doja të ndesheshim me Erzenin”, Kumbarçe: Flamurtarin e kemi dominuar gjatë gjithë kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 19:23

“Do të doja të ndesheshim me Erzenin”, Kumbarçe: Flamurtarin e kemi dominuar gjatë gjithë kampionatit

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të dalë në vendin e tetë në Superiore për t’u ngjitur në elitë. Trajneri i dibranëve, Shpend Kumbarçe, u shpreh tepër i lumtur dhe gjithashtu i uroi shërim të shpejtë kapitenit Mziu, i cili doli me barelë nga fusha e lojës pas një dëmtimi horror.

kumbarce

“Fitore e merituar. Ne Flamurtarin e njihnim mirë. E kemi dominuar gjatë gjithë kampionatit Flamurtarin. Na vë para përgjegjësive kundër vendin te tetë të Superiores.

Do të kisha dëshirë që të ndesheshim me Erzenin.

Për momentin nuk kemi asnjë informacion për Mziun. Kjo fitore shkon për kapitenin. Një shërim sa më të shpejtë.

Premio? Akoma nuk dimë gjë.

Gjatë gjithë javës ne kemi punuar për këtë modul loje. Edhe penalltitë i kishim menduar.

Gëzim ka. Festa pak më vonë. Ne presim gjendjen e kapitenit. Ajo është parësorja”, u shpreh Kumbarçe për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"