“Do të dëshiroja të bëja dhe më shumë, po e presim me padurim derbin”, Kumbulla: Kur humbet ndaj kampionëve të Italisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 10:23

“Do të dëshiroja të bëja dhe më shumë, po e presim me padurim derbin”, Kumbulla: Kur humbet ndaj kampionëve të Italisë…

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Romës, Marash Kumbulla ka folur në mikrofonat e “Roma TV”, pas humbjes ndaj Interit:

Kumbulla

Rezultat shumë i rëndë – “Në pjesën e dytë kemi patur shumë raste, por na mungoi goli. Kur humbet raste ndaj kampionëve të Italisë e pëson. Nuk e dëshironim këtë rezultat, por dëshirojmë të gjejmë më të mirën.”

Interi – “Ishim të vetëdijshëm që janë shumë të fortë nëm kundërsulm me dy sulmuesit. Mund të bënim dhe më mirë, por duhet të gjejmë ku kemi gabuar dhe të mundohemi që t’i përmirësojmë.”

Bilanci i sezonit të Kumbullës – “Do të dëshiroja të bëja edhe më shumë, por duke qenë se jam në një klub kaq të madh duket si një sezon pozitiv. Synojmë ta përfundojmë sa më mirë sezonin.”

Derbi – “E presim me padurim derbin. Mezi presim të zbresim në fushë pas ndeshjes së parë ku kemi gabuar. Duhet ta fitojmë për tifozët tani që do të na shohin nga shtëpia.”, përfundoi Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"