“Do të bëjmë një merkato në lartësinë e klubit”, drejtori sportiv jep garanci për të ardhmen e Interit: Dibala? Ka mundësi për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2022 | 21:43

“Do të bëjmë një merkato në lartësinë e klubit”, drejtori sportiv jep garanci për të ardhmen e Interit: Dibala? Ka mundësi për…

Interi e mbylli sezonin e Serisë A në vendin e dytë , ku zikaltërit e humbën garën për titull kundër Milanit. Gjithsesi sezoni i klubit mund të konsiderohet pozitiv pas 2 trofeve të fituar dhe arritjes së fazën me eliminim direkt në Champions.

marota

Në përfundim të sfidës kundër Sampdorias ka folur edhe vetë drejtori sportiv i klubit, Bepe Marota i cili ka siguruar tifozët për merkaton që do të kryet, si dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Dibalës.

“Fillimisht dua të komplimentoj Milanin për suksesin. Numrat që arritëm në këtë sezon ishin të rëndësishëm, ka keqardhje për rezultatin final në kampionat, por jo për sezonin në tërësi.

Duam të jemi ambiciozë, do të bëjmë një merkato në lartësinë e klubit, jemi në gjendje ta bëjmë këtë me personelin që kemi në dispozicion.

Do të ndërtohet një skuadër që t’i përgjigjet kërkesave të trajnerit, por nuk do të ketë asnjë revolucion.

Dibala? Do të kryejmë diskutime për të gjithë lojtarët e lirë. Nëse ata i përgjigjen asaj çka ne kërkojmë te lojtarët që do të afrojmë atëherë ka mundësi reale për transferimin e tyre.”, u shpreh Marota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"