“Do të bëjmë blerje”, presidenti i nderit te Bajerni qetëson tifozët dhe “i mbyll derën” Levandovskit: Ai do të qëndrojë këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 13:44

“Do të bëjmë blerje”, presidenti i nderit te Bajerni qetëson tifozët dhe “i mbyll derën” Levandovskit: Ai do të qëndrojë këtu

Presidenti i nderit të Bajernit, Uli Hënes, është përfshirë edhe një herë në debatin e transferimit të Robert Levandovskit, ndërsa ka premtuar se klubi do të bëjë blerje të bujshme.

henes-levandovski

 

“Mendoj se skuadra po punon shumë intensivisht dhe ekziston një shans i madh që të kemi një skuadër tërheqëse sezonin e ardhshëm, bashkë me Robert Levandovskin”, tha 70-vjeçari për “Sport1”.

“Nuk ka shkuar ashtu siç Leva dhe agjenti i tij në veçanti do të donin për momentin dhe është normale të zemërohesh. Por unë do t’u rekomandoja të gjitha palëve të ruanin qetësinë. Nëse nuk ke një alternativë për ta zëvendësuar dhe për momentin kjo duket e vështirë, unë do të këshilloja që ai të qëndronte edhe një vit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"