“Do të bëjmë 3-4 afrime”, trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 19:19

“Do të bëjmë 3-4 afrime”, trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Vllaznia zhvilloi sot seancën e parë stërvitore për vitin 2020. Të pranishëm ishin pjesa më e madhe e futbollistëve, ndërkohë që mungonin brazilianët, si dhe futbollisti afrikan Gonfrej.

Jonuz Vllaznia

Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri Mirsad Jonuz bëri të ditur se skuadra do të zhvillojë stërvitje në Shkodër deri në mesjavë dhe më pas do të zhvendoset në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë tifozëve shkodranë dhe banorëve të qytetit dhe pash që gjendja e ekipit ishte e mirë, pasi skuadra është stërvitur këto 3 ditë nga ndihmësit e mi, Osja dhe Lekiqi. Do të punojmë edhe pak ditë këtu dhe më pas do të zhvendosemi në Ohër.

Vllaznia Jonuz

Kemi biseduar me klubin dhe me sa unë di Uenderson dhe Emerson nuk do të jenë më pjesë e klubit, ashtu sikurse Hygor dhe Ualusimbi rikthehen. Madje, Hygor do të jetë me ne pas dhjetë ditëve dhe besoj se do të jetë me skuadrën në fazën përgatitore. Na duhen përforcime dhe pritet që të bëjmë 3-4 afrime. Vllaznia e gjashtë muajve të parë të këtij viti do të jetë një skuadër më e fortë dhe me synime më të qarta”, u shpreh trajneri Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"