“Do të bëj çmos që Eze të shpallet golashënues”, kapiteni Ibraimi: Ja pse Kukësi pëson shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 16:21

“Do të bëj çmos që Eze të shpallet golashënues”, kapiteni Ibraimi: Ja pse Kukësi pëson shumë

Kapiteni i  Kukësit, Agim Ibraimi realizoi golin e parë në triumfin 2-1 të skuadrës verilindore ndaj Bylisit, si dhe asistoi te goli i dytë i Ezesë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, mesfushori deklaroi:

bandicam 2021-01-24 16-18-59-279

Situata në skuadër- Besoj dhe jam i mendimit që skuadra pas disfatave nuk u përça, kemi qenë si ekip. Ia arritëm me sukses, kjo na ka bërë që të pësojmë rritje.

Kimi me Ezenë- Nuk e dija që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme. Si ai si Kuper janë shumë të fortë. Do të bëj çmos ta ndihmoj Ezenë që të dalë golashënuesi më i mirë.

Golat e pësuar- Ka dallim ndeshja nga ndeshja. Nuk e bëjmë siç duhet tranzicionin në mbrojtje, kjo ka ndikuar në pësimin e golave. Mbas analizave që kemi bërë, besoj se në të ardhmen nuk do të ndodhin më këto gjëra.

Qarkullimi i topit- Kur kemi pësuar disfatat, disi ka humbur vetëbesimi dhe ka pasur nervozizëm. Gabimet ndikojnë te mos qarkullimi i topit. Në këtë fazë kemi nevojë për rezultate, ndaj luajmë për rezultatet jo për lojën e bukur”, u shpreh Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"