Do të bëhej futbollisti i dytë më i paguar në Premier Ligë, zbulohet shifra marramendëse që Rydiger i ka kërkuar Çelsit për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 20:35

Do të bëhej futbollisti i dytë më i paguar në Premier Ligë, zbulohet shifra marramendëse që Rydiger i ka kërkuar Çelsit për rinovimin

Interesimi i shumë klubeve është luks për futbollistët pasi përveç mundësisë së zgjedhjes kanë në dorë dhe pagën e tyre të ardhshme.
rydiger

Në rastin konkret bëhet fjalë për mbrojtësin e Çelsit, Antonio Rydiger. Gjermani është në vitin e tij të fundit tek Çelsi dhe palët dukeshin shumë larg një marrëveshje për rinovimin e kontratës, por situata tani më ka ndryshuar.

Duke parë interesimin e Bajern Mynih, Juventus, PSG e Real Madrid për mbrojtësin, londinezët i kanë hapur rrugën Rydigerit për pretendimet e tij për kontratën e re. Por sipas asaj që shkruan gazeta britanike ‘’Mirror’’ 28-vjeçari e ka tepruar paksa me kërkesat e tij. Aktualisht Rydiger fiton 130 mijë paund në javë, ndërsa ka kërkuar për rinovimin plot 400 mijë paund në javë.

Një rritje 3-fish, që do t’i kushtonte bluve 14 milionë euro në sezon. Shifra të frikshme për një futbollist i cili është rritur së tepërmi nën drejtimin e Tuhel, e cila do ta bënte futbollistin e dytë më të paguar në Premier Ligë pas Kristiano Ronaldos.

Madje, Rydiger do të fitonte më tepër se Lukaku, i cili aktualisht ka një pagë prej 350 mijë paundësh në javë. Në janar pritet të nisin bisedimet për kontratën e re, me klubet e interesuara që me shumë mundësi do të tërhiqen nisur nga pretendimet e mbrojtësit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"