Do të arbitrojë për herë të parë një finale, përcaktohet gjyqtari i duelit Fiorentina-Uest Hem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 15:57

Do të arbitrojë për herë të parë një finale, përcaktohet gjyqtari i duelit Fiorentina-Uest Hem

Finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hemit do të luhet më 7 qershor në orën 21:00 në Eden Arena (Pragë, Republika Çeke).

Fiorentina-vs.-West-Ham-la-final-de-la-Conference-League

Arbitri i përzgjedhur nga UEFA për këtë duel do të jetë spanjolli Karlos del Serro Grande. Ai është një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2013 dhe do të gjykojë në finalen e tij të parë në një kompeticion klubesh të UEFA-s.

47-vjeçari ka drejtuar 5 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe një ndeshje në Ligën e Konferencës.

Spanjolli arbitroi edhe ndeshjen e kthimit Inter-Benfika në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"