“Do ta mposhtim sërish Gjermaninë”, poligloti Alioski: Di shtatë gjuhë, në shtëpi flasim… shqip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 23:36

“Do ta mposhtim sërish Gjermaninë”, poligloti Alioski: Di shtatë gjuhë, në shtëpi flasim… shqip

Ezgjan Alioski është një nga futbollistët më të dalluar të Maqedonisë së Veriut. 29-vjeçari me origjinë shqiptare, aktivizohet te skuadra e Lidsit. Përveç se një lojtar i talentuar, Alioski është edhe një poliglot, teksa zotëron 7 gjuhë. Në një lidhje live nga Anglia për emisionin “Zona Gol”, ai u shpreh:

169144620_351567776273971_8067297193717845228_n

“Europianin duhet ta shijojmë, nuk i dihet a na bije radha sërish, por që kemi grup të mirë që mund të bëjmë mirë. Do ta mundim prap Gjermaninë në shtëpi dhe atëherë jemi të sigurte (qesh).

aLIOSKI55

Më pëlqejnë shumë gjuhët, di 7 gjuhë. Në shtëpi flasim shqip, italishten e kam mësuar te Lugano, anglishten në shkollë, maqedonishte me Kombëtaren, spanjishten nga shokët e skuadrës te Lids, di edhe gjermanisht, se familja ime jeton në Gjermani”, u shpreh Alioski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"