“Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, klubi i Partizanit pranë trajnerit Gega në këto momente të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 18:15

“Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, klubi i Partizanit pranë trajnerit Gega në këto momente të vështira

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega u nis ditën e sotme me urgjencë drejt Turqisë, për shkak se gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm. Tekniku i skuadrës verilindore është i prekur me COVID-19 prej disa ditësh, teksa u transportua drejt Turqisë, për një kurim më të specializuar.

Gega5

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit, i ka uruar shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës, trajnerit që e shpalli kampion para 2 sezonesh.

“Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, shkruan ndër të tjera klubi i kuq në postimin e tij.

POSTIMI I PARTIZANIT:

Familja e Partizanit i uron Skënder Gegës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës. Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, shkruan Partizani.

Gega Partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"