“Do ta fitoj këtë ndeshje”/ Babi i Dorian Tahirllarit bën rrëfimin e dhimbshëm: Kishte blerë rroba sporti, ju tregoj çfarë më thoshte vazhdimisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2020 | 23:53

“Do ta fitoj këtë ndeshje”/ Babi i Dorian Tahirllarit bën rrëfimin e dhimbshëm: Kishte blerë rroba sporti, ju tregoj çfarë më thoshte vazhdimisht

Një lajm i rëndë tronditi ditë e premte në mbrëmje mbarë opinionin sportiv dhe jo vetëm. Ish-futbollisti i akademisë së Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ndërroi jetë rreth orës 22:00 në spitalin e Korçës, pasi humbi betejën 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë të tumorit malinj, pas plot 4 operacioneve.

Babi i Dorianit

Në lidhje me këtë ngjarje të dhimbshme, ka folur edhe babai i Dorianit, Florenti, i cili në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ka deklaruar se i biri asnjëherë nuk ka folur për vdekjen dhe nuk kishte frikë nga ajo.

“Në emër të djalit falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan, por nuk ia dolëm dot. Dori donte ta bënte vet. Kohët e fundit në trup ishte… më bëri të krijojë besim edhe unë. Nuk më tha asnjëherë të vetme që babi më shëro se kam frikë të vdes. Më thoshte babi jam mirë, jam xham, mos më ço këtu. Nuk e lëshoi veten asnjëherë veten.

Donte që ne të ishim të lumtur. Do bënim një ndërhyrje te palca e kurrizit, por sëmundja kishte përparuar shumë. Ai më krijoi besimin se do ishte gjallë. Ditën që mbylli sytë, më tha në mëngjes: Babi jam shumë mirë. Përdorte shprehjen “jam xham”, të fle pak dhe më nxirr të takoj shokët. Na krijoi besim se do kthehej në fushën e blertë.

Kishte porositur rroba dhe atlete për sportin, por ndoshta e bëri për të na dhënë ne besim se do ishte mire që ne mos ndiheshim keq.

I thashë do të çoj sërish në Tiranë, por më tha jam mirë, nuk iki në Tiranë.  Edhe ushqimin e hante për të na bërë ne të ndihemi mirë. Nuk më tha njëherë, në këto 2 vite luftë që “babi më shpëto se kam frikë të vdes”. Ai e dinte që nuk do ja dilte vet, unë e dija, po nuk doja të jepja veten. Gjithçka e ka bërë që ne mos të ndiheshim ne keq.

Asnjë prind nuk pranon vdekjen e djalit Ai humbi një ëndërr, humbi jetën dhe më la pas një plag që nuk do të mbyllët kurrë. Nuk më kishin dhënë shpresë.  As shokëve nuk u thoshte që do vdes, u thoshte unë do ta fitojë këtë ndeshje. Nuk e përmendi kurrë vdekjen. Mu lut ta sillja në shtëpi se e kishte marrë malli për gjyshin, gjyshen dhe shokët. Unë akoma nuk e besoj që djali ka ikur”- ka thënë mes lotëve babai i Dorianit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"