“Do shkoj për pushime nëse nuk rinovoj”, Klop: Po Guardiolë pse nuk e pyesni për të ardhmen?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:44

“Do shkoj për pushime nëse nuk rinovoj”, Klop: Po Guardiolë pse nuk e pyesni për të ardhmen?

Jyrgen Klop ka kohë që ka thënë se do të marrë një pushim nga futbolli pas kontratës me Liverpulin. Gjermani, i cili është në stolin e “Reds”-ave prej 2015-ës, tha se do të pushonte për të reflektuar pasi kontrata e tij në “Anfield” të skadonte në 2022, por vendosi ta zgjasë atë në 2024.

Klop dhe Lampard

I pyetur sërish se çfarë do të bëjë ai pas 4 vitesh, Klop gjatë një interviste me Lerroy Matata në “Youtube”, tha: “Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Nuk kam dëgjuar asnjërin që të pyesë Pep Guardiolën për kontratën e tij që skadon vitin tjetër. Unë kam edhe 4 vite, çka ndihet si një përjetësi në futboll.

Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Mendoj se pas 4 vitesh do të mendoj nëse mund të rinovojë apo jo. Nëse nuk e bëj, do të shkoj me pushime. Kur të largohem nga Liverpuli, nuk do të pranoj një punë ditën tjetër. Kjo është e sigurt. Do të marr një vit pushim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"