Do rikthimin në të Parën, klubi i Kategorisë së Dytë mezi pret startin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 19:46

Do rikthimin në të Parën, klubi i Kategorisë së Dytë mezi pret startin

Devolli vazhdon në mënyrë intensive përgatitjen për fillimin e kampionatit të Kategorisë së Dytë. Nga burime pranë klubit bilishtar bëhet me dije se ky kampionat pritet të nisë më 25 tetor, por gjithçka mbetet të zyrtarizohet nga FSHF-ja.

Devolli

Është hedhur kalendari dhe Devolli pritet të rivalizojë në Grupin B me skuadra si Maliqi, Albpetroli dhe Naftëtari e ndonjë tjetër. Gjithsesi, situata do të jetë më e qartë pasi të nisë kampionati. Për Devollin do të jetë e vështirë të realizojë objektivin e kthimit në Kategorinë e Parë, duke ditur se sa e ashpër është gara në të Dytën, por me lëvizjet që ka bërë deri tani, ky ekip jep shpresë.

Stafi teknik i Devollit ka planifikuar një miqësore në mesjavë për të ruajtur formën e futbollistëve para startit të kampionatit. Takimin e parë Devolli e ka në fushën e tij, ku do të presë Tepelenën. Të gjithë në Bilisht presin një start me fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"