“Do preferoja Tiranën në raundin tjetër”, Edi Martini: S’kemi probleme nëse luajmë me përkushtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 15:40

“Do preferoja Tiranën në raundin tjetër”, Edi Martini: S’kemi probleme nëse luajmë me përkushtim

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas triumfit 5-0 në Kupë ndaj Kastriotit, ku veç të tjerash në prononcimin për “Gol pas Goli”, zbuloi se dëshiron Tiranën në raundin tjetër të Kupës.

bandicam 2020-11-12 15-36-27-249

“Ishte i rëndësishëm kualifikimi. Pas 1-0 shënuam golin e dytë dhe mbyllëm ndeshjen. Kjo është ajo që më kënaq. Ndaj Skënderbeut e pësuam dhe ishim oportunisë, por sot më gëzoi fakti që ekipi nuk e vuri për asnjë moment në siklet ndeshjen.

Diferencat janë të vogla mes titullarëve dhe stolit. Unë nuk dua të veçoj individë. Dua të ve në plan të parë grupin.

Ka disa gjëra që duhen përmirësuar. Pavarësisht fitores me Tiranën, unë kam folur me ekipin, kemi disa mangësi që duhet t’i riparojmë. Në qoftë se do të luajmë me përkushtimin maksimal si ndaj Tiranës, vështirë t’ë kemi problemi.

Kundërshtari? Do preferoja Tiranën në raundin pasardhës të Kupës. Kështu sicc na kanë ardhur punët”, u shpreh Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"