“Do ndërtojmë superskuadër”, presidenti i klubit të Kategorisë së Parë “kërcënon” rivalët: Kampionati i ardhshëm do të jetë shumë i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2021 | 0:28

“Do ndërtojmë superskuadër”, presidenti i klubit të Kategorisë së Parë “kërcënon” rivalët: Kampionati i ardhshëm do të jetë shumë i…

Vazhdojnë pushimet në kampin cërrikas dhe deri tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete në merkato. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, presidenti Gentjan Gjoka jep përshtypjet për sezonin që sapo u mbyll dhe jep premtimin e madh për të riun.

gentjan gjoka

“Mbyllëm një kampionat të mirë në kompleks. Mund të kishim bërë më shumë, pasi shanset i kishim që të mos përfshiheshim në zonën ‘play out’. Megjithatë, jam i kënaqur me atë që skuadra prodhoi në fushë. Kurrë nuk e diskutoi mbijetesën dhe kjo nuk është pak. Tani është koha që të qetësohemi, por jo për shumë gjatë. Pas një muaji do të ndalen pushimet dhe nisim punën.

Kampionati i ardhshëm do të jetë tepër interesant dhe shumë më i ashpër. Me 16 ekipe dhe vetëm një grup në dy faza, gara nuk do jetë aspak e lehtë. Por, ne nuk trembemi. Do t’i japim tonin kësaj me paraqitjet tona të bukura, ashtu sikundër kemi bërë gjithmonë në këto vite. Do ndërtojmë superskuadër”, përfundoi numri një i klubit cërrikas.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"