“Do marrim disa ditë pushim”, Tuhel tregon problemin e Çelsit: Jemi të lodhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 16:40

“Do marrim disa ditë pushim”, Tuhel tregon problemin e Çelsit: Jemi të lodhur

Hera e fundit që një skuadër e menaxhuar nga Tomas Tuhel nuk fitonte në 4 ndeshje radhazi në kampionat, ishte në tetor 2016, kur tekniku gjerman drejtonte Borusian e Dortmundit.

tuhel

“Dukeshim të lodhur dhe jemi. Kemi nevojë për disa ditë pushimi. Djemtë kanë nevojë për disa ditë pushimi dhe nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë ku ndodhemi. Unë nuk kam parë shumë skuadra që ta kontrollojnë Brajtonin për 90 minuta. Ata janë shumë të guximshëm dhe sulmojnë me shumë vetë në zonë. Stadiumi festonte sikur të kishte fituar”, u shpreh Tuhel.

“E kam të vështirë që të tregohem i ashpër me lojtarët tanë në këtë moment, sepse e di se çfarë po ndodh. Zijek nuk festoi? Ai mund të shënojë 20 gola dhe të mos festojë dhe nuk e kam problem. Por edhe në festën për golin mund të shihni që ata janë të lodhur”, përfudnoi trajneri i Çelsit pas ndeshjes.

ANDROKLI DRALO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"