“Do luajnë me top të gjatë”, trajneri i Fejnord i përgjigjet Murinjos: Nesër përballemi më lojtarë që kanë kushtuar pak më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 19:46

“Do luajnë me top të gjatë”, trajneri i Fejnord i përgjigjet Murinjos: Nesër përballemi më lojtarë që kanë kushtuar pak më shumë

Arne Slot, trajneri i Fejnord, i ka thurur elozhe Murinjos në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes finale të Ligës së Konferencës në “Air Albania”. Por ai nuk ka ngurruar edhe të sfidojë hapur teknikun e Romës, duke kujtuar se ndryshimi është vetëm te çmimi i lojtarëve dhe se ndeshja nuk varej nga fakti se kush kishte pasur më shumë ditë pushim.

slot

“Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Por edhe Roma do të mundohet të na ndalë. Me shumë mundësi do të përdorin shumë topin e gjatë. Do të jetë interesante të shohim se si lojtarët tanë do të reagojnë në një finale.

Portieri Bijlou? Ai stërvitet me grupin prej më shumë se një jave, ndaj gjërat po shkojnë mirë. Është një situatë shumë e mirë për ne që pas 55 ndeshjeve, ne kemi të gjithë lojtarët të gatshëm. Ofir ka bërë gjithashtu një punë të shkëlqyer, por Xhastin është zgjedhja jonë e parë në portë dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares. Ndaj është e këndshme ta kemi përsëri në dispozicion.

Atmosfera rreth skuadrës? Djemtë e menaxhuan veten. Ata duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo detyrimisht si trysni. Por nuk duhet të heqësh plotësisht trysninë. Megjithatë, për fat të mirë ata nuk kanë treguar një sjellje të ndryshme nga ajo që kanë treguar gjatë gjithë vitit.

Ajaksi naiv ndaj Mançesterit të Murinjos? Kjo është thjesht një histori e krijuar nga mediat. Ndryshimi kryesor është se nesër ne do të përballemi me lojtarë që kanë kushtuar pak më shumë se rivalët e tyre në 54 ndeshjet e mëparshme, me përjashtim ndoshta të Ajaksit dhe Olimpik Marsejës. Cilësia e individëve do të bëjë diferencën, jo cila skuadër ka pasur më shumë ditë pushimi.

Kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht trajneri mund të bëjë ndryshime të vogla, por do të çuditesha shumë nëse do të përballeshim me diçka që do të na befasonte plotësisht.

Murinjo ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përtej Murinjos, mund të thuash shumë pak emra trajnerësh të cilët kanë lënë firmën e tyre në një skuadër dhe e kanë kombinuar këtë me fitoren e trofeve. Kjo është diçka jashtëzakonisht e këndshme.

Dëshira për trofe? Është e qartë që në karrierën time si futbollist nuk kam arritur në këto maja. Por i kam fituar dy ndeshje për titullin kampion. Është e këndshme që të shkosh në finale edhe si trajner, por është sidomos e këndshme të fitosh”, ishin fjalët e Arne Slot para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"