Do luajë në Kategorinë e Tretë, ish-mesfushori i Shpresave: Ishte zgjedhje zemre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 22:15

Do luajë në Kategorinë e Tretë, ish-mesfushori i Shpresave: Ishte zgjedhje zemre

Orgest Gava pranoi të militonte në Kategorinë e Tretë këtë sezon, vetëm për të luajtur me ekipin e AF Elbasanit. Një zgjedhje jo e lehtë, duke pasur parasysh se vijonte të luante ende në nivele të larta, por edhe ofertat nuk i munguan. Gjithsesi, mesfushori është i lumtur që do të luajë për skuadrën e qytetit të tij.

1024px-Orgest_Gava_-_Albania_U-21_(2)

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, 31-vjeçari pohon se e bindi projekti i drejtuesve të klubit, të cilët kanë si synim ngjitjen pak e nga pak deri në majë.

“Të jem i sinqertë, nuk më kanë munguar ofertat gjatë kësaj periudhe, por në fund vendosa që të luaj për një ekip në qytetin tim edhe për të qenë pranë familjes. Më vjen mirë që duke parë lojtarët që janë afruar, AF Elbasani nuk ka lidhje me një ekip të Kategorisë së Tretë, por duket qartë që synimet janë të tjera. Bëhet fjalë për një projekt afatgjatë.

Gava

Di të them që jemi një grup i mirë dhe tani presim të mësojmë edhe se kur do të nisin ndeshjet dhe të marrim pjesë në kampionat. Nuk duhet të diskutojmë ngjitjen, me gjithë respektin për kundërshtarët që mund të kemi në kampionat, por këtu flitet përtej këtij sezoni”, u shpreh mesfushori Orgest Gava. Ky i fundit në Superiore ka milituar me ekipin e Elbasanit, Shkumbinit dhe Bylisit, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Tomorit që shkoi deri në “play off” të Kategorisë së Parë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"