Do luajë me Realin, por U-19 sfilitet me… autobus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2019 | 12:08

Do luajë me Realin, por U-19 sfilitet me… autobus

Shqipëria ka shtuar num rin e turneve miqësorë që merr pjesë me ekipet kombëtare të moshave, por jo trajtimin e lojtarëve të vegjël. Teksa dy muaj më parë u bë një udhëtim sfilitës drejt Kroacisë për Kombëtaret e moshave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i sprovojë kuqezinjtë edhe kur përballë do të jenë me ekipe prestigjioze si Real Madrid apo Dinamo Zagreb.

U19-stervitje-ne-Shkoder-800x400

UDHËTIMI

Shqipëria e drejtuar nga Nevil Dede do të marrë pjesë në turneun miqësor “International Memorial Tournament” që do të zhvillohet në Zagreb nga datat 8 deri më 11 gusht. Në këtë edicion të 17-të të këtij kompeticioni do të marrin pjesë 8 skuadra të ndara në 2 Grupe, A dhe B. Dje, rreth orës 10 të paradites, kuqezinjtë kanë mbërritur në Kroaci për t’u akomoduar në një nga hotelet e Zagrebit. Mirëpo, udhëtimi deri atje ka qenë sfilitës teksa janë nisur në mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:00. Përafërsisht, 13 orë në autobus për stafin dhe lojtarët e Kombëtares U-19.

NDESHJET 

Referuar axhendës, Kombëtarja jonë do të nisë nga ndeshjet në këtë turne gjatë ditës së nesërme. E pranishme në Grupin A, Shqipëria e 19-vjeçarëve do të sfidojë bashkëmoshatarët e Real Madridit në orën 16:30. Një ditë më vonë do të luhet përballja me bashkëmoshatarët e Dinamos së Zagrebit në orën 18:15. Të shtunën e dhjetë të gushtit, Kombëtarja U-19 mbyll ndeshjet e grupit kundër Olimpia Lubjanës.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"