Do largohet nga PSG-ja në fund të sezonit, skuadra e Serie A me kontratë te çmendur për të marrë Kavanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:57

Do largohet nga PSG-ja në fund të sezonit, skuadra e Serie A me kontratë te çmendur për të marrë Kavanin

Edison Kavani përfundon kontratën me PSG-në në fund të sezonit dhe është duke shikuar për një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.kavani

Pas shtatë vitesh, uruguaiani ka vendosur të largohet nga klubi francez dhe në sezonin e ardhshëm do ta shikojmë në një ekip të ri. Interesimet për të janë të shumta, me disa skuadra që duan ta afrojnë në ekipet e tyre.

Një nga skuadrat e interesuar për sulmuesin është edhe Napoli, që dëshiron ta rikthejë përsëri në Itali Kavanin.

Madje thuhet se napolitanët kanë gati një kontratë astronomike që kalon 7 milionë eurot, për ta bindur futbollistin të rikthehet përsëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"