Do largohet nga Mançester Siti, mesfushori arrin marrëveshje me ekipin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:20

Do largohet nga Mançester Siti, mesfushori arrin marrëveshje me ekipin e Serisë A

Mesfushori i Mançester Sitit, David Silva raportohet se ka arritur marrëveshje me Lacion. “Corriere Dello Sport” pretendon se vëllai i mesfushorit spanjoll ka vizituar qendrën stërvitore të ekipit italian dhe se Silva ka pranuar ofertën e Lacios.

lacio silva

Palët ende po punojnë për detajet e fundit të cilat nuk priten të jenë problem. Mançester Siti po përgatitet për ndeshjen në Champions ndaj Real Madridit dhe David Silva do largohet pasi të mbraojë kompeticioni.

“Corriere Dello Sport” pret që Silva të konfirmojë vendimin e tij të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"