Do largohet nga Liverpuli, Xherdan Shaqiri arrin marrëveshjen me klubin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:59

Do largohet nga Liverpuli, Xherdan Shaqiri arrin marrëveshjen me klubin e njohur

Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të largohet nga Liverpuli këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.Shaqiri

Sipas lajmeve të fundit nga “TivibuSpor”, në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe. Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpuli për ta lënë të lirë sulmuesin.shaqiri

Te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.

PANORAASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"