Do largohet nga Bresha në fund të sezonit, Baloteli gati të vishet kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 14:40

Do largohet nga Bresha në fund të sezonit, Baloteli gati të vishet kuqezi

Aventura e Mario Balotelit me Breshan do të zgjasë vetëm një vit, teksa pas përfundimit të  sezonit pritet të largohet, duke ditur se edhe marrëdhëniet me klubin nuk janë shumë të mira.mario-balotelli-brescia-calcio-1574514801-27673

Në këtë situatë sulmuesi po studion për të nisur karrierën diku tjetër, me shpresën se do të arrijë formën e dikurshme. Interesimet për lojtarin nuk mungojnë, teksa Galatasaraj e ndjek prej kohësh.

Megjithatë karriera e italianit mund të vazhdojë në Brazil, ku e kërkojnë Botafogo dhe Flamengo. Pikërisht këta të fundit duken shumë afër Balotelit, të cilin e kërkuan edhe në merkaton e verës së kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"