Do largohet nga Bajern Mynih, pas Liverpulit në garë për mesfushorin futet edhe gjigandi tjetër anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 16:07

Do largohet nga Bajern Mynih, pas Liverpulit në garë për mesfushorin futet edhe gjigandi tjetër anglez

Tiago Alkantara do largohet nga Bajern Mynih, dhe dëshiron të provojë një aventurë të re. Mesfushori spanjoll është i lidhur me një trasnferim tek Liverpuli, me trajnerin Jurgen Klop që e shikon si një përforcim cilësor.

tiago

Tiago ka edhe një vit kontratë me bavarezët, por nuk ka shenja të një rinovimi të mundshëm. Deri para pak kohësh Liverpuli ishte skuadra e vetme në garë për shërbimet e mesfushorit, por së fundmi një tjetër ekip i madh është futur në garë për të. Sipas gazetarit të “BILD” Kristian Falk edhe Mançester Junajtid ka shprehur interes për Tiagon.

Pritet të zhvillohet një duel mjaft i fortë për mesfushorin spanjoll, mes dy skuadrave angleze.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"