Do largohet në fund të sezonit, dy skuadrat angleze luftë pë futbollistin e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 13:10

Do largohet në fund të sezonit, dy skuadrat angleze luftë pë futbollistin e Bajernit

Vetëm pak ditë pasi Hasan Salihamixhiç deklaroi se Zherom Boateng nuk do të jetë më pjesë e Bajernit të Mynihut në fund të sezonit, zërat për skuadrën e tij të re kanë nisur të qarkullojnë në mediat gjermane dhe ato angleze.

BOATENG

“Daily Mail” shkruan se të interesuar për mbrojtësin e Bajernit janë Çelsi dhe Arsenali. Dy skuadrat londineze duan të forcojnë skuadrën e tyre dhe mendojnë që Boateng ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar skuadrat e tyre.

Boateng nuk do të rinovojë në Mynih dhe pas 11 vitesh pritet të largohet nga kampionët e Bundesligës. Bajerni ka menduar që tani për një zëvendësues të tij dhe të Alabës duke mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin francez të Lajpcigut, Dajot Upamekano, që do të pjesë e bavarezëve në sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"