“Do kthehesha me vrap te kjo skuadër”, futbollisti shkodran: Ju tregoj tifozët më fantastikë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 21:37

“Do kthehesha me vrap te kjo skuadër”, futbollisti shkodran: Ju tregoj tifozët më fantastikë…

Futbollisti shkodran, Armando Vajushi, ka dhënë së fundmi një prononcim për “IrpiniaTimes”.  28-vjeçari aktivizohet në kampionatin rumun me skuadrën Petrolul Ploieshtin, teksa shpreson të rikthehet në nivelet e kënaqshme që ka lojtur dikur. Në prononcimin e dhënë, shkodrani veç të tjerash ka kujtuar aventurën e bukur te Avelino, teksa shprehet:

vajushi

“Avellino është skuadra që më bëri të ndihem më mirë, jam ndjerë si në. Tifozët janë të jashtëzakonshëm. Unë ende kam shumë miq, mbaj mend dashurinë e tyre të jashtëzakonshme për mua. Unë kurrë nuk kam parë një audiencë të tillë. Rikthimi te Avelino? Ku ma gjen, do të ishte një ëndërr.

Nëse do të më thërrisnin do të kthehesha me vrap. Më kujtohet goli me Barin, për fat të keq humbëm atë ndeshje dhe shkarkuan Novelinon, por me Foskarinin në stol ia dolëm të mbijetonim”, u shpreh Vajushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"