Do jetë ylli i Realit, futbollisti francez i dhuron 166 fanella të madrilenëve punëtorëve të klubit ku mori famë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 19:14

Do jetë ylli i Realit, futbollisti francez i dhuron 166 fanella të madrilenëve punëtorëve të klubit ku mori famë

Eduardo Kamavinga do të jetë një nga yjet e të ardhmes së Real Madrid, Të gjithë janë të bindur se mesfushori francez do të bëjë mirë në klubin spanjoll, pasi ka shkëlqyer në Francë me fanellën e Ren dhe projektohet si një lider i të ardhmes edhe në radhët e përfaqësueses së Francës.

mbape kamavinga

Transferimi u mbyll në ditët e fundit të merkatos dhe lojtari iu bashkua ekipit U21 të Francës për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet e shtatorit. Por pas një lamtumire të ngutshme nga Ren, ai nuk harroi të gjithë ata që e kishin ndihmuar që të bëhej një emër i njohur.

Mediat franceze raportojnë se sapo ka mësuar numrin e ri që do të mbajë të Real Madrid, atë 25, Kamavinga ka porositur 166 fanella të tija. Ato fanella më pas u janë dorëzuar punonjësve të klubit të Ren që e kanë ndihmuar çdo ditë, si mënyrë falënderimi për kontributin që kishin dhënë që ai të bëhej një lojtar i tillë e të përfundonte duke nënshkruar për Realin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"