“Do jeni në zemrën time, më falni që…”, Poçetino i jep lamtumirën lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 9:52

“Do jeni në zemrën time, më falni që…”, Poçetino i jep lamtumirën lojtarëve

“The Sun” zbulon prapaskenat e lamtumirës së Maurico Poçetinos nga Totenhemi. Trajneri argjentinas u shkarkua nga “Spërsat” dhe vendin e tij e zuri Zhoze Murinjo. 

pochettino_1

Tabloidi anglez zbulon se si tekniku u dha lamtumirën ish-futbollistëve të tij dhe vendosi t’i përshëndesë për herë të fundit përmes një letre. Pak fjalë, por shumë të rëndësishme, të cilët konfirmojnë marrëdhënien e shkëlqyer mes skuadrës dhe trajnerit, ose të paktën me një pjesë të mirë të tyre.

pochettino_2

“Më falni që nuk mund të takohemi për t’u përshëndetur. Do të jeni gjithnjë në zemrën time”, u shkroi 47-vjeçari lojtarëve. Fjalë që konfirmojnë mesazhet në rrjetet sociale të orëve të fundit nga disa prej ish-yjeve të tij, Dele Ali dhe Herri Kejn.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"