“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenar”- Boksieri Florian Marku do ngjitet në ring në “Air Albania”: Po kthehem për të gjithë ju…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2022 | 13:42

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenar”- Boksieri Florian Marku do ngjitet në ring në “Air Albania”: Po kthehem për të gjithë ju…

Boksieri Florian Marku ka njoftuar se ndeshjen e radhës do ta ketë në 25 gusht në stadiumin Air Albania.

florian marku

Sportisti nga Lushnja, ka bërë disa ndeshje të forta në Britaninë e Madhe, por këtë herë nuk ka zbuluar se kush do të jetë kundërshtari, duke bërë kuriozë shumë tifozë të tij.

 “Po kthehem per te gjithe ju, ne mes te Tiranes. Ne daten 25 Gusht ju pres te gjitheve ne Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing per besimin dhe mbeshtetjen. Kundeshtari dhe info rreth biletave do dalin ket jave.

Ju premtoj qe do jap shpirtin per tju bere krenar akoma dhe me shume duke u ngritur ne majat e botes”, shkruan Marku në Facebook.

marku

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"