“Do ishte mirë të kishte më shumë ndryshime në formacion”, Hamdi Salihi: Do të ketë lojtarë të rinj në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 20:22

“Do ishte mirë të kishte më shumë ndryshime në formacion”, Hamdi Salihi: Do të ketë lojtarë të rinj në pjesën e dytë

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, foli para ndeshjes me Lituaninë, ku shpjegoi zgjedhjet e bëra nga tekniku Reja. Shkodrani është i mendimit se italiani duhet të kishte bërë më shumë ndryshime, për shkak të lodhjes nga ndeshja e parë.

bandicam 2020-09-07 20-17-25-998

“Duke parë dhe situatën që kemi kaluar dhe gjendjen fizike të secilit , trajneri është munduar të bëjë shumë ndryshime. Ndoshta do të kishte qenë më mirë të bëheshin edhe më shumë ndryshime. Gjithsesi trajneri është munduar mos ndërrojë shumë fytyrën e ekipit.

Në pjesën e dytë do të kemi lojtarë të rinj. Shumë pak lojtarë iu kanë filluar kampionatet. I jemi munduar ti japim kohën e rikuperimit. Nuk do të jenë në 100%, por me personalitet besoj se do të japin më të mirën. Nuk ka plan, do të shikojmë ndeshjen si çdo shkojë. Të gjithë lojtarët janë gati. Mund të luajë secili nga pjesa e parë dhe mund t’i jepet mundësia gjithkujt”, u shpreh Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"