“Do ishte më mirë të mos pësonim”, Josa: Kualifikimi i sigurt? Është 50 me 50, nuk duhet të flemë gjumë dhe të mendojmë se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 20:04

“Do ishte më mirë të mos pësonim”, Josa: Kualifikimi i sigurt? Është 50 me 50, nuk duhet të flemë gjumë dhe të mendojmë se…

Laçi fitoi në sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Teutës me rezultatin 1-2. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i bardhezinjve Mirel Josa.

bandicam 2022-03-30 19-57-24-689

Goli i sekondave të fundit

“Do ishte më mirë për ne që të mos pësonim., por ai gol i jep shpresa më tepër Teutës. Megjithatë unë e shoh kualifikimin 50-50. Duhet të jemi me këmbë në tokë për ndeshjen e kthimit dhe për vazhdimësinë e kampionatit. Pasi jemi skuadër që pretendojmë në dy frontet për Europën.”

Mungesat e lojtarëve

“Jo vetëm Guindo që s’ka marrë pjesë, por mua më shqetësojnë të gjithë lojtarët. Jo vetëm ata që dëmtohen. Gjendja psikologjike na bën që të kemi më tepër ngritje për të vazhduar punën për ndeshjen e ardhshme.”

Loja e skuadrës

“Mua më intereson më tepër rezultati pasi futbolli nuk shihet tek loja e bukur. Tani ka ardhur fundi, jemi në numërimin mbrapsht dhe skam më kthim. Në ndeshjet e kaluar s’kemi pasur vazhdimësi, por dhe gjatë lojës kemi pasur ulje-ngritje.”

“Kjo ndeshje mund të na jap besim tek vetja jonë, nuk duhet të flemë dhe të themi që u fitua ndeshja e sotme. Është dhe ndeshja e kthimit. Mos harrojmë se çfarë na bënë në Laç. Nesër do shohim se çfarë mund të  rikuperojmë. Kemi pasur probleme kur kemi humbur ndeshjet. Jemi munduar të modifikojmë formacionin kur kemi pasur mungesa lojtarësh.”

Ana psikologjike për vazhdimësinë

“Kjo ndeshje e ndihmon skuadrën dhe mua. Duke pasur parasysh që çfarë s’kemi bërë ndeshjet e kaluara dhe sot. Ka gjëra që duhen rregulluar. Unë e kam thënë herë tjetër, sot luajtëm me skuadrën kampione. Ne na u rritën pretendimet kur nisëm të bënim mirë. Duhet të përmirësojmë momentet që bëjmë keq.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"