“Do fitojmë me Vllazninë”, Totre: Largimi në verë? Nëse dalim kampionë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 20:02

“Do fitojmë me Vllazninë”, Totre: Largimi në verë? Nëse dalim kampionë…

Enur Totre është një nga lëvizjet më të goditura të Tiranës të këtij sezoni. Mesfushori i afruar nga Shkëndija e Tetovës, ka plotësuar menjëherë mozaikun e mesfushës së bardhebluve duke u kthyer në një element të rëndësishëm për ekipin që po ecën me ritëm titulli.

totre

Ritëm të cilin edhe vetë lojtari shpreson që skuadra të mos e humbasë pas pauzës, edhe pse përballet me një ekip si Vllaznia që në ndeshjen e parë. “Me rëndësi është që ne aty ku mbaruam gjysmën, të vazhdojmë me fitore. Luajmë me një kundërshtar si Vllaznia i cili në vitet e fundit luan futboll shumë të bukur, por mendoj se Tirana ka potencial dhe e kemi dëshmuar gjatë këtyre ndeshjeve. Mendoj se do fitojmë”, tha ai sot para gazetarëve.

“Me rëndësi ka që ekipi të vazhdojë kështu. Si Totre kam qenë gjithmonë kështu, ndoshta performanca këtu është pak më e mirë, por kjo varet edhe nga ekipi e nga stafi. Rëndësi ka që ne të marrim ndeshjet një nga një, të marrim pikët. Ne kemi fituar një ndeshje me Partizanin, i dimë vlerat e derbit, por rëndësi ka që edhe me ekipet e vogla të marrim pikët dhe të marrim maksimumin”, theksoi mesfushori.

Futbollisti është përmendur shpesh se mund të ndryshojë destinacion në merkaton e janarit, por ai bën të qartë se mendon që të vazhdojë te Tirana, duke lënë gjithsesi gjithçka të hapur për verën, sidomos nëse e mbyll sezonin me trofeun e titullit.

“Nëse dalim kampion, secili lojtar ka mendimin të luajë në kampionat më të fortë. Nëse e mbarojmë si kampion, pse jo”, tha Totre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"