“Do doja të na binte derbi në çerekfinalen e Kupës”, Olsi Rama: Synojmë të dyja trofetë, Partizani luan çdo ndeshje për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 11:29

“Do doja të na binte derbi në çerekfinalen e Kupës”, Olsi Rama: Synojmë të dyja trofetë, Partizani luan çdo ndeshje për fitore

Drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm ditën e sotme, në shortin e Kupës së Shqipërisë, ku goglat i rezervuan një përballje me Laçin, të kuqve, në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin për mediat, pas shortit, Rama u shpreh:

Olsi Rama

“Kupa është një kompeticion, që për të fituar duhet të kalosh kundërshtarë të vështirë. Kështu që në qoftë se Laçi vjen në çerekfinale, gjysmëfinale, finale, kjo s’ka rëndësi. Është një ekip për t’u kaluar, me qenë se objektivi jonë është të fitojmë kudo. Ndeshjet teke janë bërë edhe në Champions Ligë vjet prej pandemisë, sigurisht që është më mirë ndeshje teke në këtë moment që jemi, që mos ngarkohen lojtarët. Kalendari është shumë i ngjeshur, dihen arsyet. Do të shkojmë në Laç dhe do të luajmë për të fituar. Ne luajmë çdo ndeshja për ta fituar. Ndeshja e radhës është objektivi jonë. Do të synojmë të dyja trofetë. Partizani e ka për detyrë që të fitojë.

Kupa nuk është çështje snobimi. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre. Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi. Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë e të marrit autobusin. Gjithsesi Laçi 1 orë larg është.

Ka akoma e shumë javë. Ndeshja e së shtunës, është një ndeshje me një ekip që është në formë, rival i denjë në këtë garë. Na ka mundur në Laç 3-1. Vetë kjo flet për rëndësinë, që stafi, lojtarët dhe klubi i jep një ndeshjeje të tillë. Ekipi më në formë i kampionatit me 5 fitoret rresht. E ka treguar. Ka lojë, lojtarë cilësorë. Unë gjithmonë shikoj Partizanin, edhe ne jemi shumë në formë. Duhet të jemi në vazhdën e lojërave që kemi bërë”, u shpreh Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"