“Do bejmë vetgjyqësi” Bylisi shpërthen ndaj arbitrave pasi i mohuan penallti në Durrës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:54

Bylis FB Kategoria Superiore Të fundit

“Do bejmë vetgjyqësi” Bylisi shpërthen ndaj arbitrave pasi i mohuan penallti në Durrës

Bylisi ka humbur sot ndaj Teutës në transfertë me rezultatin 1-0, por klubi ballshiot ka pakënaqësi dhe proteston ndaj arbitrit, pasi pretendon për një penallti në minutën e 64-të të sfidës, për prekje të topit me dore.

bylis

Ky është rasti i dytë brenda javës që Bylisi, pretendon për gabime arbitrare, pasi në ndeshjen ndaj Tiranës, ka humbur në fund të takimit nga një gol i dyshimtë.

Nëpërmjet një reagimi të bërë publik “Facebook”, zyra e shtypit të klubit të Bylisit ka kërcenuar për tërheqje nga gara nëse nuk do të merren masa dhe do të analizohen gabimet në kurriz të klubit.

“Golat me dorë dhe penallti e mohuar, Bylisi gati aktin ekstrem: Të analizohen dhe merren masa, ndryshe vetgjyqësi ose tërheqje nga gara!

Klubi i Bylisit që deri më tani është cilësuar nga të gjithë specialistët si skuadra më simpatike dhe surpriza e Superiore, pas humbjes në Durrës ka menduar tërheqjen nga gara. Është një vendim i drejtuesve më të lartë të skuadrës, fill pas takimit në Durrës dhe e gjitha kjo ka ardhur nga veprimet e gjyqtarëve të kësaj ndeshje. Një penallti flagrante e mohuar, kur topi është prekur me dorë nga Teodorovski në të 64’, por edhe pretendimi për një gol të realizuar dhe që është prekur brenda portës nga Frashëri, ka bërë që ballshiotët të mendojnë që të shkojnë deri në vendimin ekstrem… Në një reagim zyrtar të krerëve më të lartë të ballshiotëve dhe familjes Kapllanaj që investon prej 15 vitesh, në raste se nuk merren masat për këto padrejtësi që i janë bërë skuadrës së tyre, ata kanë menduar deri në braktisjen e garës. “E panë të gjithë se çfarë ndodhi në ndeshjen me Tiranën, kur jemi mundur nga dy gola me dorë. Nuk reaguam duke pritur që të merren masa, ndërkohë, që sot në Durrës, gjyqtari e bën baltë dhe kush e ka parë ndeshjen nuk na nevojë për shumë komente. Tërë lojën jemi penalizuar, një gol që na anulohet shumë i dyshimtë, pasi topi kalon vizën, kartonë pa kriter kundër lojtarëve tanë, ndërsa nuk ndodh kështu me kundërshtarin dhe i vë “kapakun” një penallti që na anulohet! Familja Kapllanaj investon prej 15 vitesh dhe si ka mundësi që nuk është marrë 1 pikë në Durrës, por është e njëjta histori në çdo ndeshje?! Kjo është skandal dhe ne si klub që deri më tani kemi qenë ekipi më simpatik i garës, kërkojmë që sa më shpejt nga organet kompetente të nxirren para përgjegjësisë fajtorët, në mënyrë që mos të na bëjnë edhe neve “pis” që të kalojmë në vetëgjyqësi, sepse, me sa duket në Shqipëri ashtu si në çdo fushë tjetër edhe në futboll u dashka që të funksionojë “Ligji i Xhunglës”. Këtë e bëjmë për transparencë pëër të gjithë ata që e duan futbollin e bukur dhe mediat që kanë pasqyruar deri më taani ecurinë e bukur të skuadrës sonë, në mëënyrë që nesër mos të jetë vonë! Prandaj dhe për të mos rënë “pre” e këtij pisllëku, nëse nuk analizohen padrejtësitë që po na bëhen, ne që nga sot nuk do të jemi më pjesë e garës, në Kupën e Shqipërisë apo dhe në kampionat. Është e kotë dhe këtu s’mjafton, as të investosh, e as të luash bukur duke i bërë nder garës…”, – ka qenë reagimi i klubit ballshiot!

ffffffff

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com