“Do bëjmë kërkesë që pjesët të luhen 40 minuta”, trajneri i Elbasanit: Keqardhje për humbjen me Lushnjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 15:51

“Do bëjmë kërkesë që pjesët të luhen 40 minuta”, trajneri i Elbasanit: Keqardhje për humbjen me Lushnjen

Trajneri i Elbasanit Shkëlqim Lleshankut i dhemb humbja 0-1 ndaj Lushnjes. Në përfundim të sfidës, tekniku elbasanas u shpreh: “Të humbësh një ndeshje vetëm me një goditje në portë të vjen keq, sepse Lushnja goditi vetëm në rastin e golit me kokë dhe shënoi.
Leshanaku Elbasani
Ne krijuam volum loje, raste, kemi pasur dëshirë, grintë. Në tri ndeshjet e luajtura kemi pësuar në fundin e pjesës së parë dhe përqendrimi duket i vogël. Nuk e di, do bëjmë kërkesë ta bëjnë futbollin me 40 minuta pjesën…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"