“Do afrojmë lojtarët që do Gega, shpresojmë të marrim…”, Nexhipi: Ja kur do të luajë Kukësi në stadiumin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:33

“Do afrojmë lojtarët që do Gega, shpresojmë të marrim…”, Nexhipi: Ja kur do të luajë Kukësi në stadiumin e ri

Kukësi ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri, Skënder Gega, teksa krahë tij në konferencë ishte edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Ky i fundit është shprehur se klubi do të afrojë lojtarë që jep miratimin edhe trajneri, duke shtuar se shpreson që ata të jenë me kualitete. Gjithashtu për sa i përket stadiumit të ri që po ndërtohet në Kukës, Nexhipi është shprehur se shpresojnë që të luajnë atje në tetor ose në fillim të muajit nëntor.

nexhipi

“Ne si klub nuk e kemi merkaton të bllokuar tani. Lojtari në fjalë është larguar nga klubi pa leje. Për këtë duam të themi se lojtari e ka lënë ekipin, ndonëse ishte nën kontratë. Merkato nuk është e bllokuar thjesht e kemi çuar çështjen në KAS dhe po punojmë për merkaton. Duke punuar me Gegën po punojmë për tu përforcuar me lojtarët që do kërkojë trajneri. Presidenti ka bërë maksimumin. Jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Nuk kemi pasur fat.

Ka ndikuar shumë që nuk kemi luajtur në fushën tonë, kjo mendoj se është edhe arsyeja që ne nuk jemi shpallur kampionë. Të gjithë e dinë çfarë do të thotë të luash para tifozëve të tu. Shpresojmë që me Gegën ta rikthejmë titullin pas tre vitesh dhe të luajmë në shtëpinë tonë. Nëse i luajmë ndeshjet në Kukës, është gjë tjetër. Me ekipin që kishim dhe me atë që do kemi, normal do jemi pretendentë. Vjet shpalli Partizanin kampion. Shpresoj të marrim maksimumin dhe ta shfrytëzojmë eksperiencën e tij.

116745708_602234477162718_7052108559221813240_n

Po punohet shumë në stadium. Fillimi i kampionatit atje është i vështirë. Shpresoj në fillim të nëntorit apo tetorit të luajmë atje. Nuk i arritëm objektivat, por sezoni ka qenë i mirë. Të gjithë donin të merrnim një trofe. Tani duhet të zëvendësojmë lojtarët që na kanë ikur. Shpresojmë të sjellim lojtarë me kualitet. Dështim, në thonjëza, nuk është se nuk kemi dalë kampion. Po afrohen kupat e Europës dhe do tentojmë të kalojmë sa më shumë ture. E dimë që të gjitha klubet kanë pasur probleme financiare. Kemi qenë korrekt me pagesat, çdo vit. Kemi afruar lojtarë cilësore. Normal ka vonesa ndonjëherë. Mos të harrojmë se edhe bizneset kanë pasur probleme. Sezonin e ardhshëm do bëjmë më të mirën në çdo aspekt.”, u shpreh Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"