“Djemtë të qëndrojnë të bashkuar”, ish-kapiteni Agolli mesazh kombëtares për “finalen” me Bjellorusinë: Jo vetëm lojtarët e formacionit bazë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 16:40

“Djemtë të qëndrojnë të bashkuar”, ish-kapiteni Agolli mesazh kombëtares për “finalen” me Bjellorusinë: Jo vetëm lojtarët e formacionit bazë, por…

Ish-kapiteni i Shqipërisë Ansi Agolli dërgoi një mesazh në mbështetje të ekipit kombëtar kuqezi për sfidën e nesërme me Bjellorusinë. Agolli u bëri thirrje të gjithë lojtarëve që janë grumbulluar nga tekniku Reja për sfidat me Kosovën, Kazakistanin dhe Bjellorusinë që të qëndrojnë të bashkuar dhe secili të zbatojë detyrat e trajnerit për të fituar takimin me bjellorusët.

ansi agolli

Ai shtoi se të gjihtë futbollistët duhet të jenë të gatshëm të kontribuojnë për suksesin ndaj Bjellorusisë, i cili do ta ngjiste ekipin kombëtar shqiptar në vendin e parë.

Mesazhi i ish-kapitenit të Shqipërisë Ansi Agolli për ekipin kuqezi përpara sfidës me Bjellorusinë

E pashë me vëmendje ndeshjen kundër Kazakistanit. Mendoj se ishte një ndeshje jo e lehtë për skuadrën tonë. Nga ana psikologjike, ndeshje e ngarkuar, pasi kjo ndeshje të çonte ose jo te ndeshja e ardhshme që është kundër Bjellorusisë, që është po ashtu një ndeshje e rëndësishme. Në njëfarë mënyre i kuptoj lojtarët që ishin pak të ngarkuar nga ana psikologjike, megjithatë, ata luftuan fort, dhanë maksimumin që në fund të ditës të merrnin atë që dëshironin, që ishte tre pikëshi. Mendoj se tre pikët e kësaj ndeshje ishin gjëja më e rëndësishme e këtij objektivi. Tani është objektivi i ardhshëm që është ndeshja kundër Bjellorusisë. Mesazhi im është që djemtë të qëndrojnë bashkë, të luajnë si një skuadër, të zbatojnë detyrat e trajnerit. Kur them të jenë bashkë, them i gjithë grupi, jo vetëm lojtarët që luajnë në 11-shen e parë, por edhe ata që vijnë nga pankina, sepse kjo ndeshje mund të fitohet në ndeshjen e parë, por gjithashtu mund të fitohet edhe në minutën e fundit dhe mund të fitohet edhe nga lojtarët që vijnë nga pankina. Kështu që fryma e grupit është mjaft e rëndësishme në të tilla ndeshje dhe shpresoj dhe uroj që lojtarët të bëjnë një ndeshje të mirë dhe në fund të marrin atë që dëshirojnë dhe që është më e rëndësishme, 3 pikët, për arritjen e objektivit që ata kanë. Kam besimin që ato do kalojnë me sukses dhe pse jo të gëzohen edhe tifozët e shumtë që skuadra ka, që vendi ynë ka. Të gëzohen sa më shumë nga arritja e këtij objektivi. Forca çuna!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"