“Djemtë iu përgjigjën thirrjes sime”, trajneri i Bajnerit: Jemi aty ku na takon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 21:23

“Djemtë iu përgjigjën thirrjes sime”, trajneri i Bajnerit: Jemi aty ku na takon…

Ishte një debutim ëndrrash për Hans Flikun, i cili mori provizorisht drejtimin e skuadrës së Bajernit pas largimit të Niko Kovaçit të dielën e kaluar.

Filik

Pas fitores 2-0 ndaj Olimpiakosit, Flik u shpreh se skuadra zbatoi me përpikmëri detyrat që ai i kishte caktuar asaj: “Çështja ishte se duhet të sulmonim nga minuta e parë për të bukosur kundërshtarin.

Dhe këtë mendoj që ia arritëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Goditëm 27 herë në drejtim të portës mike, duke u lejuar atyre vetëm një goditje në portën tonë. Për këtë jam shumë krenar”.

PËR PJESËN E PARË – “Në 45 minutat e para morëm disa vendime të gabuara, duke ia dhuruar topin lehtësisht kundërshtarit”.

PËR MBROJTJEN – “Pavar bëri një ndeshje shumë të mirë në krahun e djathtë. Dejvis duhet të vrapojë më shumë, në pjesën e dytë pati 2-3 momente ku mbeti shumë prapa. Kjo mund të përbëjë rrezik në momente të caktuara të ndeshjes”.

PËR DORTMUNDIN – “Në skuadër ka 16 lojtarë që mund të luajnë nga minuta e parë. Është e vërtetë që kemi shumë pak alternativa në repartin e mbrojtjes, ndaj ishte shumë e rëndësishme që sot (dje) ata që luajtën në qendër të mbrojtjes të bënin një performancë të mirë. Ndeshja në fundjavë është shumë e rëndësishme për ecurinë në kampionat. Por për këtë do të mendojmë ditën e nesërme (sot)”.

PËR TË ARDHMEN – “Nuk më intereson farë se çfarë do të ndodhë pas dy javësh. Tani dua vetëm ta shijoj momentin dhe për momentin kemi fituar një ndeshje të rëndësishme në një nga kompeticionet më të rëndësishme.

Skuadra ka punuar mirë gjatë javës dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht se kush do të jetë në krye të pankinës. Janë drejtuesit ata që vendosin dhe kam besim se zgjedhja e tyre do të jetë në të mirë të Bajernit. Objektivi im është të fitoj të shtunën ndaj Borusias, e cila do të vijë në Mynih pas një fitoreje të madhe ndaj Interit të martën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"