Djemtë e Nevil Dedes fitojnë “vëllazëroren”, Shqipëria U-19 mund Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2019 | 19:14

Djemtë e Nevil Dedes fitojnë “vëllazëroren”, Shqipëria U-19 mund Kosovën

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1, ndaj Kosovës U-19, në një ndeshje miqësore, e cila u zhvillua sot, në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Kosove-Shqiperi-U-19

Kuqezinjtë kanë bërë një lojë të bukur në pjesën e parë duke sulmuar, por Kosova ishtë ajo që zhbllokoi shifrat e para me anë të Prapashticës, në minutën e 33-të të sfidës.

Vetëm 9 minuta më vonë Muçi barazoi për kuqizinjtë. Në pjesën e dytë shënoi sërish Muçi në minutën e 69-të, ndërsa Broja në të 80-tën, vulosi gjithçka.

Kjo ishte miqësorja e parë e skuadrave që u zhvillua këto ditë, pasi në 5 qershor, në Prishtinë do të luhet akti dytë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"