“Djema, ju lutem luani futboll”, Klop nuk e përmban dot veten kur Atalanta i shënon dy gola për 4 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:23

“Djema, ju lutem luani futboll”, Klop nuk e përmban dot veten kur Atalanta i shënon dy gola për 4 minuta

Të humbasësh për Liverpulin dhe trajnerin Jurgen Klop është një gjë që nuk mund të kapërdihet lehtë. Tekniku gjerman pa ekipin e tij të mposhtej në shtëpi nga Atalanta, edhe pse i kishin shpartalluar në takimin e fundit të Ligës së Kampioneve 0-5.
0_Liverpool-FC-v-Atalanta-BC-Group-D-UEFA-Champions-League
Në momentin kur kampionët e Anglisë pësuan dy gola për 4 minuta, Klop nuk e fshehu dot dëshpërimin duke u bërtitur lojtarëve të tij.

“Djema, ju lutem, filloni të luani futboll!”, regjistruan kamerat pranë vijës anësore ku ndodhej Klop.

Atalanta arriti pas 64 ndeshjesh t’i jepte fund serisë pa humbje në shtëpi të Liverpulit prej 64 ndeshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"