Dje u prezantua, Musolli mund të debutojë sot me Gjilanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 14:34

Dje u prezantua, Musolli mund të debutojë sot me Gjilanin

Besar Musolli mund të realizojë sot debutimin me fanelën e Gjilanit. Ish-futbollisti i Kukësit është grumbulluar nga trajneri Gentian Mezani për ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës kundër Llapit në Podujevë, sfidë që luhet në orën 16:00.
120081372_727127484539937_7895638774747962261_o
Përvoja e gjatë e Musollit në Shqipëri prej 8 vitesh mund ta ndihmojë shumë Gjilanin, i cili është goditur fort psikologjikisht pas humbjes së rëndë 4-0 me Feronikelin 3 ditë më parë.|

Kujtojmë që Musolli u prezantua dje si lojtari më i ri i Gjilanit.

Lista e futbollistëve të ftuar për takimin e sotëm kundër Llapit⬇️

#vetëmnjëdashuri ?⚪

Posted by SC Gjilani on E mërkurë, 23 Shtator 2020

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"