“Djalli” për kthesën, Interi për distancim/ Ja statistikat interesante të derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 20:05

“Djalli” për kthesën, Interi për distancim/ Ja statistikat interesante të derbit

– Takimi i 235-të mes Milanit dhe Interit në histori, me zikaltrit përpara me 86 fitore ndaj 79 kuqezi; 69 barazime plotësojnë tablonë në të gjithë turnetë.

inter-mailand-ac-milan-banner-29082022_1v90p6hto01qe1db5ub9kvjf3y

-Pas suksesit në kampionat më 3 shtator, Milani mund të fitojë dy ndeshje radhazi kundër Interit për herë të parë që nga viti 2011, kur i fundit nga tri sukseset arriti pikërisht në Superkupën e Italisë.

– Që nga shtatori 2019, me Xhampaolon në pankinë, Milani nuk kishte regjistruar katër humbje radhazi, duke marrë parasysh të gjithë turnetë.

– Pas nëntë paraqitjeve pa shënuar kundër Interit, Rafael Leao shënoi dy gola, më të fundit (3 shtator 2022 në Serinë A): lojtari i fundit i Milanit që gjeti rrjetën në dy derbe radhazi përpara se të bënte 24 vite ishte Kaka në vitin 2004. Ndërkohë që i ka shënuar po aq edhe Milanit. Po gjashtë janë edhe golat sezonalë të Olivie Zhirusë që u zhbllokuan ndaj Sasuolos pasi nuk shënonte që prej 4 nëntorit.

-Lautaro Martinez ka shënuar gjashtë gola në këtë vit kalendarik.

– Mateo Darmian që sapo ka rinovuar me Interin ka shënuar dy herë me këtë fanellë në shtatë prezenca gjatë këtij viti 2023. Mbrojtësi ka kaluar statistikën e tij të vitit të kaluar kur shënoi vetëm një herë në 35 prezenca.

– Mes golashënuesve më të mirë të derbit është Zlatan Ibrahimoviç, i cili renditet i gjashti me 10 realizime (2 si zikaltër dhe 8 si kuqezi). Pavarësisht dëshirës, suedezi nuk do të mundë as këtë herë të përditësojë statistikat e tij.

– Janë 114 derbet e luajtura me Interin si ekip pritës. Bilanci flet për 43 fitore zikaltër, 36 brazime e 35 suksese të “Djallit”.

– Milani ka fituar dy derbet e fundit të kampionatit kundër Interit, dhe ka që nga periudha ndërmjet nëntorit 2002 dhe shkurtit 2004 që kuqezinjtë nuk kanë arritur më shumë fitore radhazi kundër zikaltërve në Serinë A (katër në atë rast).

– “Djalli” pësoi 18 gola në janar 2023: një rekord i ulët në një muaj të vetëm të një viti në historinë e tyre në të gjitha turnetë (që nga 1929/ ’30).

– Nga njëra anë, asnjë ekip nuk ka shënuar më shumë gola se Interi në 30 minutat e para të ndeshjeve në këtë kampionat (14, si Lacio), nga ana tjetër, vetëm Kremoneze (14) dhe Sampdoria (12) kanë pësuar më shumë gola se Milani (11) në të njëjtin hark loje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"