“Djalli” i ka shpresat tek Higuain, por argjentinasi duhet të thyejë mallkimin e numrit 9

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2018 | 19:37

“Djalli” i ka shpresat tek Higuain, por argjentinasi duhet të thyejë mallkimin e numrit 9

Një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje ishte padyshim kalimi i Gonzalo Higuain tek Milani. Argjentinasi që u ble nga Milani për 55 milionë euro, tashmë do të mbajë numrin 9 tek “djalli”.

higuain

Por, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha, “El Pipitës” i duhet të thyejë mallkimin e kësaj fanelle. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbajtur këtë numër, dhe kanë dështuar më pas. Që nga Pato, më pas Matri, Destro, Fernando Torres, Luiz Adriano apo Andre Silva, prej të gjithëve është pritur shumë, por më pas kanë rezultuar në dështime.

Tani, shpresat e kuqezinjve janë të gjitha tek Higuain, i cili golat nuk i kanë munguar sezonet e fundit, dhe tani do duhet ta provojë edhe me Milanin.

milanfall-U12096383859rTB-U2801109998205mkG-620x349@Gazzetta-Web_articolo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"