Djallëzia e klubit gjerman, si e mashtroi Lacion me email fals për futbollistin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 11:30

Djallëzia e klubit gjerman, si e mashtroi Lacion me email fals për futbollistin serb

Një djallëzi e klubit gjerman të Ajntrakt Frankfurt, ka bërë që klubi i Lacios, të mos sigurojë shërbimet e futbollistit serb Filip Kostiç, i cili ishte shumë pranë kryeqytetasve.

pjimage (7)

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio ka zbuluar se gjermanët i ka dhënë italianëve emailin e gabuar. Drejtuesit e Frankurtit pretendonin se nuk kishin marrë asnjë ofertë nga Lacio për Kostiç, teksa menaxheri i Kostiçit, Fali Ramadani, ka bërë me dije, se kjo ishte një djallëzi e drejtuesve të Frankfurtit për të mbajtur lojtarin.

Ramadani i ka treguar anësorit të majtë një “screenshot” të propozimit që Lacio i kishte bërë klubit gjerman. Kostiç është tërbuar nga kjo djallëzi dhe nuk ka pranuar të dalë në stërvitje.

Lacio për transferimin e serbit kishte ofruar 10 milion euro dhe dy milion të tjera bonus, ndërsa kërkesa e gjermanëve ishte një milion më e lartë për pjesën e bonuseve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"