Djali i Murinjos në gjurmët e të atit? Portugezi e merr tek stafi i trajnerëve tek Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 18:45

Djali i Murinjos në gjurmët e të atit? Portugezi e merr tek stafi i trajnerëve tek Junajtid

Djali i Hoze Mourinjo i është bashkuar stafit stërvitor të Junajtid në fitoren që ata zhvilluan këtë javë ndaj Swansea. Hoze Xhunior, i njohur nga familja si Zuca është parë në një foto të postuar nga Majkëll Kerrik. Ai shfaqet me tuta duke ecur përkrah asistentëve të tjerë.

zuka murinjo
Në një dokumentar në një televizon portugez Mourinjo bëri shaka se djali i ti ishte më i aftë se disa pjesëtarë të stafit të tij. “Pas një dite të keqe ai vjen dhe më këshillon me disa analiza. Natyrisht dhe unë do ta bëja po ta shikoja babanë tim në një gjendje jo të mirë. Pas një humbje kundra watford të sezonit të kaluar ai erdhi me gjithë statistikat e ekipit dhe unë ua tregova asistentëve të tjerë dhe u thashë të kishin kujdes se një ditë ky djalë do u marrë punën” – tha portugezi.

zukamurinjo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"