“Djali i mbarë rikthehet gjithmonë në shtëpi”, Dani Alvesh “mesazh dashurie” për ish-skuadrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 18:56

“Djali i mbarë rikthehet gjithmonë në shtëpi”, Dani Alvesh “mesazh dashurie” për ish-skuadrën e tij

Dani Alvesh ka dhënë një sinjal të qartë rikthimi të tij tek skuadra e Seviljas.

dani alves

Ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës dhe i Juventusit ka dhënë një mesazh rikthimi tek Sevilja, tek klubi ku u bë i njohur dhe më pas bëri hapin e jetës duke u transferuar tek Barcelona në verën e vitit 2008.

Mbrojtësi 37-vjeçar i cili aktivizohet me Sao Paolon në Brazil dhe që ka një kontratë deri në vitin 2022, ka publikuar një foto në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, me mbishkrimin:

“Siç është dhe fjala, djali i mbarë rikthehet gjithmonë në shtëpi!”, përfundoi postimin Dani Alvesh i cili lë mundësinë e hapur për një transferim të tijin tek klubi andaluzian.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"