Djali i legjendës nis të shkëlqejë, Ferrari bën presion për rinovimin e Mik Shumakerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2022 | 9:09

Djali i legjendës nis të shkëlqejë, Ferrari bën presion për rinovimin e Mik Shumakerit

Dy garat e fundit në Formulën 1 kanë sjellë edhe zhbllokimin e Mik Shumakerit. Djali i legjendës, në gjysmën e sezonit të tij të dytë në F1, ka arritur që të provojë zonën e pikëve, fillimisht në Silverson (i teti) dhe më pas në Spielberg (i gjashti).

534535

Paraqitjet e talentit që është në pronësi të Ferrarit, kanë bërë që “Kokëkuqja” t’i bëjë presion makinës Haas, ku i kërkon rinovimin e kontratës me pilotin 23-vjeçar, kontratë që i skadon në fund të sezonit.

Siç dihet Haas dhe Ferrari kanë një marrëveshje, me skuderinë italiane që sponsorizon motorin e amerikanëve, të cilëve u kërkon aktivizimin e pilotëve të akademisë. Lajmin e kërkesës së Ferrarit për të rinovuar me Shumakerin e ka pohuar edhe shefi i Haas, Gynter Shtainer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"